Munir Basha merr detyrën e zëvendësministrit të Drejtësisë

Munir Basha merr detyrën e zëvendësministrit të Drejtësisë

Mori detyrën zëvendësministri i Drejtësisë, Munir Basha. Atë e ka pritur në takim ministrja Dhurata Hoxha, të cilin e ka njoftuar me të arriturat aktuale dhe sfidat me të cilat përballet Ministria e Drejtësisë.

Ministrja Hoxha i ofroi mbështetje dhe përkrahje të plotë Bashës, duke theksuar se më shumë se kurrë duhet përkushtim dhe bashkëpunim që fuqizimi i sundimit të ligjit të jetë prioritet i vazhdueshëm i institucioneve tona.

Basha e siguroi atë se angazhimi i tij do të jetë maksimal për realizimin e prioriteteve të Ministrisë për sundimin e ligjit dhe ngritjen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë./Insajderi.com