Mungoi në mbledhjen e Këshillit të VV-së – Molliqaj s’e thotë asnjë fjalë

Mungoi në mbledhjen e Këshillit të VV-së – Molliqaj s’e thotë asnjë fjalë

Ish-sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje dhe aktualisht deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Molliqaj mungoi në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, që po zhvillohet sot në Prishtinë.

Në këtë mbledhje, krahas Molliqajt, nuk shkoi as kryetari i partisë Visar Ymeri. Por, Ymeri arsyetoi mungesën në mbledhje, përmes një shkrimi të postuar në rrjetin social Facebook.

Por, Molliqaj ende nuk ka folur për mungesën e tij në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ish-sekretari Organizativ është kthyer në protagonist brenda partisë, pasi tre ditë më parë deklaroi se nuk e mbështet kandidaturën e Albin Kurtit për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në intervistë për Klan Kosovën, Molliqaj pranoi se brenda subjektit ka ndarje në grupe. /Insajderi.com