Mungesa e madhe e Bayernit ndaj Real Madridit

Mungesa e madhe e Bayernit ndaj Real Madridit

Mbrojtësi gjerman Matts Hummels nuk do të jetë i gatshëm t’i shërbejë skuadrës së tij, Bayern Munich, në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Hummels është lënduar sot në stërvitje me klubin bavarez, raporton gazeta gjermane Bild.

“Unë, defenitivisht nuk do të jem në fushë të mërkurën”, ka thënë Hummels për Bild.de, shkruan Insajderi.

Real Madrid dhe Bayern do të përballen të mërkurën me fillim nga ora 20:45. /Insajderi.com