Mungesa e El Chapos shkakton luftë të përgjakshme bandash për kontroll

Mungesa e El Chapos shkakton luftë të përgjakshme bandash për kontroll

Pas ekstradimit të bosit meksikan të drogës Joaquín “El Chapo” Guzmán, në SHBA në janar, një luftë e tmerrshme bandash ka shpërthyer për marrjen e kontrollit të perandorisë së tij.

Më shumë se 2 mijë persona u vranë vetëm në janar, shumë prej tyre në Sinaloa, vendlindja e El Chapos, ku shkollat janë bindur pasi banorët iu tremben shkëmbimeve të zjarrit. Bijtë e El Chapos, Jesús Alfredo dhe Ivan Archivaldo kanë akuzuar ish ushtarin e babait të tyre, ish policin Dámaso López se po udhëheq një fraksion kundër tyre.

Ata thonë se u kishin zënë pritë muajin e kaluar dhe kishin vrarë motrën e El Chapos. “Duket se po shohim një kalim të stafetës mes brezave, nga El Chapo tek bijtë e tij”, deklaroi eksperti i sigurisë, Alejandro Hope, për USA Today. “Eshtë një ferr i vërtetë”. /bota.al