Muller tregon se çka i duhet Gjermanisë

Njëri nga sulmuesit më të mirë gjerman, Thomas Muller ka folur për Kombëtaren gjermane.

Muller tregon se çka i duhet Gjermanisë

Anëtari i skuadrës kampione të Gjermanisë, Bayern Munich ka treguar se në cilën pozitë ka nevojë për lojtarë cilësorë kampioni i botës.

Sipas numrit 13 të Gjermanisë, Kombëtarja ka nevojë për sulmues qendror.

 “Kemi shumë pak opsione në qendër të sulmit. Ky ka qenë një problem mjaft serioz për Gjermaninë sepse trajnerët kanë pasur pak mundësi zgjedhjeje”.

“Mario Gotze ka bërë mjaft mirë në sulm por do të ishte shumë më e lehtë nëse do të kishim zgjedhje të tjera”, deklaroi Muller. /Insajderi.com