Muhaxheri: Rezultati i Pejës më jep siguri të jem edhe kryeministër

Muhaxheri: Rezultati i Pejës më jep siguri të jem edhe kryeministër

Kreu i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka vazhduar të thotë se është njëri më potencial për të qenë kryeministër i Kosovës. Ai në Pressing të T7 me Leonard Kerqukin ka thënë se rezultatet që i ka në Pejë i japin besim që të jetë edhe kryeministër i Kosovës.

“Kam rezultatet të mira në Pejë. Atje çdo herë kam fituar pa balotazh. Kjo tregon se jam njeri i suksesshëm. Kjo edhe më jep besim që mund të jem kryeministër i Kosovës”, ka thënë Muhaxheri.

Ai ka treguar edhe sonte se qëndron mbrapa deklaratave që i ka dhënë ditë me parë.

“Po, unë edhe sonte besoj që jam njëri potencial për kryeministër të Kosovës. S’kam pse me pas dyshime. E kam thënë atë çka e kam menduar dhe çka mendoj se mund  ta arrijë”.

Muhaxheri ka bërë me dije se këtë çështje e ka menduar më herët, sipas tij nuk është deklarate veç sa për te thënë.

“E kam menduar me herët këtë. Nuk ka asgjë të keqe që të jemi kandidat për kryeministër”, ka thënë ai.