Muharremaj: Do t’i vendosim themelet e zhvillimit ekonomik në Therandë

Muharremaj: Do t’i vendosim themelet e zhvillimit ekonomik në Therandë

Kandidati i AAK-së në Therandë, Bali Muharremaj ka thënë sot se do t’i vendos themelet e zhvillimit ekonomik në Komunë, pasi të bëhet kryetar.

Muharremaj ka thënë se do të punoj në të mirë të interesit të qytetarëve.

“Interesimi ynë dhe angazhimi është që brezat e ardhshëm, të jenë më të sigurtë pasi që ne t’i vendosim themelet e zhvillimit ekonomik. Qëllimi im jetësor ka qenë të ndihmoj popullin tim në aspiratën e tij për liri, mirëqenie më të mirë dhe kualitet më të lartë jetësor, për gjithë qytetarë të komunës sime”, ka thënë Muharremaj. /Insajderi.com