Muharremaj: Mërgata do të trajtohet si partner strategjik  

Muharremaj: Mërgata do të trajtohet si partner strategjik  

Kandidati për kryetar të Suharekës, nga Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bali Muharremaj e konsideron si shumë të rëndësishëm mërgatën kosovare të kësaj komune në zhvillimin socio-ekonomik të komunës.

“Mërgata do të trajtohet si një partner strategjik, i cili ndikon dukshëm në zhvillimin socio-ekonomik të komunës sonë. Një e treta e qytetarëve tonë që jetojnë dhe punojnë jashtë Kosove në vendet e zhvilluara evropiane dhe përtej kontinenteve vazhdojnë të zhvillojnë një strukturë të shtrirë ekonomike të komunës sonë”, ka thënë Muharremaj.

“Muajt Korrik, Gusht dhe ato të fundvitit konsiderohen të jenë jetike për zhvillimin e shumë bizneseve të komunës sonë. Me ardhjen e familjarëve tonë që punojnë dhe jetojnë jashtë, me të drejtë thuhet se fillon dhe jeta për zhvillimin e biznesit therandas. Programi ynë qeverisës parasheh një ngritje të shërbimeve të veqanta për mërgatën si në informim, konsultim rreth problemeve të tyre, përkrahje administrative. Sektori i veçantë i zhvillimit ekonomik do të bëjë aktivitete me bashkatdhetarët tanë, të cilët kanë interes dhe potencial për investime që syniet e tyre me punë ti orientojnë në fusha të duhura ekonomike me qëllimin e përbashkët zhvillimin e komunës sonë”, ka shtuar ai.