Mugabe iku, por janë edhe 10 diktatorë jetëgjatë në pushtet

27.11.2017 22:33
Mugabe iku, por janë edhe 10 diktatorë jetëgjatë në pushtet

Pas rënies së Robert Mugabes ende mbeten në botë 10 diktatorë që mbajnë pushtetin prej më shumë se dy dekadash. Të gjithë janë presidentë të regjimeve formalisht demokratike, por operojnë si autokrate. Në këtë veçohen kryetari i shtetit si Muda Hassanal Bolkiah, sulltani i Bruneit që prej 50 vitesh.

Nuk kihen parasysh këtu regjime si ai i Kubës ose si ai i Koresë së Veriut, ku pushteti është i trashëguar që nga klani familjar ose prej dekadash të largëta. Këta diktatorë që nuk janë shkulur nga pushteti kanë shumë ngjashmëri, të gjithë janë mbi 70 vjeç dhe kanë mbërritur në pushtet përmes krizave të mëdha kombëtare, madje disa konsideroheshin heronj sepse kishin shuar diktatura të tjera, sepse ishin të rëndësishëm për pavarsinë dhe sepse i dhanë fund luftrave civile.

E përbashkëta e tyre nuk qëndron tek aftësitë e tyre personale, por tek karakteristikat e shoqërive që i kurorëzuan ata.

7 i përkasin vendeve të Afrikës Qëndrore dhe 3 janë nga ish republikat sovjetike. Indeksi i të ardhurave për këto vende shkon nga 0,56-1, shumë poshtë mesatares botërore. Korrupsioni është i lartë, shteti është shumë i dobët, por mbi të gjitha janë vende pa histori demokratike.  Bota.al sjell listën e 10 diktatorëve:

  1. Teodoro Obiang Nguema (Guinea Ekuatoriale): 38 vjet, 3 muaj e 22 ditë

Ushtarak karriere, arriti në presidencë në vitin 1979, pasi shtypi një grusht shteti ndaj xhaxhait të tij, Francisco Macías Nguema, i mandatuari i parë i zgjedhur pas dekolonizimit të vendit. Obiang ishte shumë popullor sepse Macías Nguema ishte kthyer në diktator që kishte qeverisur për 11 vjet përmes terrorit. Pasi ekzekutoi xhaxhain e tij dhe shtypi disa kryengritje, formoi Partinë Demokratike të Guinesë Ekuatoriale dhe lejoi zgjedhjet presidenciale në vitin 1989. Këto zgjedhje dhe ato që erdhën i fitoi me 90% të votave, kuptohet se në të gjitha këto vjedhja ishte një element qendror. Opozitarët ndiqen kështu që nuk kanë shumë mundësi për të prezantuar një alternativë politike.

  1. Paul Biya (Kamerún): 35 vjet e 19 dítë

Pasi studio drejtësi publike dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Paris, u kthye në Kamerun dhe filloi të punonte në qeverinë e presidentit të parë post kolonial, Ahmadou Ahidjo, që qeverisi nga 1960-1982. I kapërceu shkallët, derisa mbërriti në postin e kryeministrit në 1975. Kur Ahidjo u vu para një presioni për t’u dorëhequr për probleme shëndetsore, Biya ishte trashëgimtari natyror. Megjithatë i mandatuari i parë nuk ishte kaq i sëmurë, në vitin 1984 organizoi një kryengritje të dështuar për të rifituar pushtetin. Kjo i dha mundësi Biya-s për të shtuar represionin dhe shtypur të gjithë disidentët potencialë dhe për të konsoliduar pushtetin. Në vitin 1992 përmes krizës më të madhe u detyrua të thërrasë zgjedhjet duke autorizuar parti të tjera në pjesmarrje. Fronti Demokratik Shoqëror i John Fru Ndi u shpall fitues me 38,6%, por gjykata supreme e kontrolluar nga Biya  vendosi kush ishte fituesi i vërtetë me një 75% të pashjegueshme të votave. Që nga ai moment përsosi mekanizmat e mainipulimit zgjedhor dhe arriti triunfe. Denoncimet për të drejtat e njeriut kundër tij janë shumë të zakonshme.

  1. Yoweri Kaguta Museveni (Uganda): 31 vjet, 9 muaj e 28 dítë

Ishte një professor i një shkolle të politizuar, mori pjesë që i ri në lëvizje guerrilase, dha ndihmën e tij në rrëzimin e diktatorit Idi Amin (1971 – 1979), i vetëquajtur “pushtuesi i perandorisë britanike”. Më pas udhëheqës i ushtrisë së rezistencës kombëtare kundër pasardhësit të tij Milton Obote. Qeverisi nga 1986-1996 pa thirrur zgjedhje, derisa filloi të pranojë disa forma të pjesmarrjes opozitare shumë të kufizuar. Ndër politikat e tij më të egra  është persekutimi i homoseksualëve edhe në disa raste ka deklaruar se do t’i dënojë me vdekje, edhe pse ka hequr dorë.

4. Omar Hasan Ahmad al Bashir (Sudán): 28 vite, 4 muaj e 24 dítë.

Pas një trajektoreje të gjatë ushtarake në Egjipt u shndrrua në një figurë qendrore të vendit të tij në Luftën e Dytë Civile të Sudanit që filloi në 1983 dhe përfundoi në 2005 me shkëputjen e Sudanit Jugor. Konflikti përfundoi me 2 milionë të vdekur dhe i dha shumë pushtet Al Bashirit që udhëhoqi një grusht shteti në vitin 1989 kundër ministrit Sadiq al-Mahdi. Në vitin 1993 solli një urdhër kushtetues sipas të cilit askush s’mund të shprehej kundër tij. Gjykata Penale Ndërkombëtare me seli në Hagë e akuzoi për genocide dhe krime lufte në Darfur dhe lëshoi në vitin 2009 një urdhër arresti që nuk u zbatua kurrë.

5. Idriss Déby (Çad): 26 vite, 11 muaj e 23 dítë

U formua si ushtarak në Francë, ku u diplomua si pilot ushtark. U kthye dhe mori pjesë në luftën civile që mbaroi me fitoren e krahut të tij që udhëhiqej nga Hissène Habré, i cili qeverisi nga 1982-1990. Atë vit Déby komandoi një lëvizje kryengritëse që shtypi diktaturën, të cilën ai kishte ndihmuar për ta ngritur. Në ndryshim nga diktatorët e tjerë pranoi që në fillim pjesmarrjen politike të partive të tjera edhe pse u sigurua që qëndrimi i tij në pushtet të mos cënohej.

  1. Isaías Afewerki (Eritrea): 26 vite, 6 muaj e 27 dítë

Studioi në Kinë dhe udhëhoqi Frontin Popullor të Çlirimit të Eritresë, e cila që nga viti 1991 arriti pavarsinë nga Etiopia dhe u njoh ndërkombtarisht në 1993. Afewerki është i pari dhe deri më tani i vetmi president i këtij vendi që ka një varfëri përsa i përket zhvillimit  dhe është një nga vendet me ikjet e njerëzve më të mëdha. Mijëra eritreas hidhen në detin Mesdhe në kërkim të Europës për t’iu larguar urisë dhe dhunës. Qeveria e tij nuk pranon asnjë opozitë dhe nuk ka lejuar zgjedhje të lira. Kundër tij ngrihen akuzat e dhunimeve të të drejtave të njeriut nga më të rëndat në botë.

  1. Nursultan Nazarbayev (Kazakistán): 25 vite, 11 muaj e 9 dítë

Është një nga liderët e vendit të tij që para se vendi të ishte autonom. Në vitet 80 ishte titular i këshillit të ministrave të Republikës Socialiste Sovjetike të Kazakistanit. Në vitin 1990 arriti në presidencën e Republikës që ende ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik. Ishte i pari dhe për momentin akoma i vetmi kryetar shteti që nga pavarsia në vitin 1991. Partia e tij, Nur Otan fiton me shifra bindëse, por që nuk janë garuese as edhe transparente.

  1. Emomali Rahmon (Taxhikistán): 25 vite dhe 5 dítë

Pati një karrierë të rëndësishme në Partinë Komuniste të Taxhikistanit, në filialin agrar, kur vendi ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik. Historia e tij është e ngjashme me Nazarbayev dhe bënte pjesë në rrethin intim, kur u shpall pavarsia në vitin 1991 dhe mbajti disa poste në qeverinë e Rahmon Nabiyev, presidenti i dytë i vendit. Erdhi në pushtet në vitin 1992 dhe që atëherë ka ndjekur një fushatë kundër forcave islamike që kanë pozita të forta në vend. Pas shumë vitesh ka vendosur një rend monolitik që garanton rizgjedhjen pa afat.

  1. Aleksandr Lukashenko (Bjellrusia): 23 vite, 4 muaj e 5 ditë

Ashtu si të tjerët e ka nisur karrierën në Bashkimin Sovjetik. Ishte kryetar i Partisë Komuniste të Bjellrusisë për 10 vite dhe pas pavarsisë ishte titullar i komitetit antikorrupsion. Nxiti në vitin 1993 rënien kundër Stanislav Shushkévich, lideri i parë i vendit pas fazës sovjetike. Lukashenko fitoi në vitin 1994 zgjedhjet elektorale dhe nuk humbi kurrë që nga ai moment.

  1. Denis Sassou-Nguesso (Repúblika e Kongos): 20 vite e 1 muaj

Ishte ushtark që mori formimet e tij në Algjeri dhe në Francë dhe u kthye në vendin e tij me ambicie politike. Në vitin 1970, Partia e tij kongoleze e Punës realizoi një grusht shteti të armatosur dhe themeloi një shtet socialist, Republikën Popullore të Kongos të udhëhequr nga Marien Ngouabi. Ky u vra në vitin 1977 dhe pas një qeverisje të shkurtër të Yhomby-Opango, i cili u rrëzua, Sassou-Nguesso mbërrin në presidencë. Në vitin 1992 përjetoi rënien e socializmit dhe u detyrua të largohej nga pushteti. Pascal Lissouba ishte lideri i parë i vendit, Sassou-Nguesso u detyrua të ikte në ekzil. Pas 5 vitesh u kthye për të marrë pjesë në zgjedhje dhe shkaktoi një luftë civile që mbaroi me fitoren e tij. Mbërriti në presidencë në 25 nëntor të vitit 1997 me premtimin e një demokracie, por që u shndrrua në një diktator. / Burimi: El Nuevo Siglo – PërgatitiBota.al