Ministria e Punëve të Jashtme dënon aktin e plagosjes së ish-këshilltarit të saj

Ministria e Punëve të Jashtme dënon aktin e plagosjes së ish-këshilltarit të saj

Pas reagimit të Qeverisë së Kosovës, ka reaguar edhe një ministri pjesë e kabinetit të Isa Mustafës, pjesë e së cilës si këshilltar i jashtëm kishte shërbyer edhe Azem Vllasi.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e ka dënuar sulmin me armë ndaj avokatit Azem Vllasi në mëngjesin e ditës së sotme, nëpërmjet një komunikate për media.

“Ministria fton të gjitha institucionet e rendit që ti sjellin para përgjegjësisë personat e përfshirë dhe i uron shërim të shpejt z. Vllasi, i cili në muajt e fundit ka qenë i angazhuar si këshilltar i jashtëm për një sërë çështjesh të karakterit rajonal”, thuhet në komunikatë.

Tutje, MPJ shpreh solidarizimin e thellë me avokatin Vllasi, familjen e tij dhe të gjithë të afërmit që janë prekur nga kjo ngjarje e papranueshme dhe e shëmtuar për një shoqëri demokratike sikurse kjo që po angazhohemi ta ndërtojmë në Kosovë. /Insajderi.com