MPB ngriti padi penale kundër një inspektori

MPB ngriti padi penale kundër një inspektori

Reparti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale pranë MPB-së, dorëzoi padi penale kundër ZH.I., i punësuar si inspektor kryesor në Sektorin për punë të brendshme Shkup, për shkak të ekzistimit të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimeve zyrtare”.

“Personi në fjalë akuzohet se duke shfrytëzuar pozitën zyrtare, gjatë kryerjes së detyrës së punës – ekspertizë në rast të vjedhjes së rëndë në shtëpi – me qëllim të përvetësimit të pronës materiale joligjore, në mënyrë të paautorizuar ka marrë stoli ari, me çka ka kryer veprën penale në fjalë”, thonë nga MPB.

Me urdhër të Prokurorisë publike, personi ZH.I. është arrestuar dhe kundër tij nga ana e MPB-së është nisur proces disiplinor dhe është larguar nga vendi i punës.