Mourinho: Unë nuk kërkoj klube, klubet më kërkojnë mua

Mourinho: Unë nuk kërkoj klube, klubet më kërkojnë mua

Trajneri portugez Jose Mourinho, i cili është momentalisht pa punë, thotë se nuk ka plane konkrete për menaxhimin e ndonjë skuadre.

“Sfida ime e radhës? Klubi im i radhës? Me të vërtetë nuk e di këtë gjë”, i tha tabloidit britanik “The Sun”, trajneri që u shkarkua dhjetorin e vitit të kaluar nga Chelsea.

Mourinho është i lidhur ngushtë më marrjen nën drejtim të skuadrës së Manchester United-it, pasi trajneri holandez, Louis Van Gaal duket të jetë në prag të shkarkimit nga “djajtë e kuq”, por Mourinho thotë se nuk është duke kërkuar me ngulm një punë.

“Unë nuk kërkoj klube, klubet më kërkojnë mua”, deklaroi trajneri portugez, i cili ka triumfuar dy herë në Ligën e Kampionëve./Insajderi.com