Trajneri i Djajve të Kuq ka pranuar për të parën herë se ka dashur të blinte sulmuesin e Real Madrid.
United ofroi 70 milionë euro por Real Donte 90 milionë dhe marrëveshja nuk u krye megjithëse Morata kishte ndërhyrë personalisht në mënyrë që të finalizohej operacioni.
“Po, ne kishim interes, kjo është e dukshme dhe publike tashmë,” shprehet Jose Mourinho.
“Nuk arritëm marrëveshjen ekonomike, edhe kjo është e qartë. Por është e drejta e Real të kërkojë aq sa do për lojtarin”, përcjell Telesport.
“Nuk e vendosim ne çmimin e lojtarit të Real Madrid, këtë gjë e bën Real dhe kështu që nuk arritëm marrëveshjen. Nuk e kritikoj Madridin dhe nuk do të kritikoj bordin tim pasi bordi im drejtues e bëri ofertën, ata u munduan të arrinin akordin gjatë një periudhe, dhe ata thjesht nuk gjetën marrëveshjen. Është e thjeshtë.” Mourinho pranoi se pret edhe dy lojtarë të tjerë të nivelit të lartë.