Mourinho me ekip të dytë kundër Arsenalit

Mourinho me ekip të dytë kundër Arsenalit

Trajneri i klubit futbollistik, Manchester Unitedit, Jose Mourinho, pas fitores së mbrëmshme të skuadrës së tij në ndeshjen e parë të gjysmëfinales në Ligën Evropa kundër Ajaxit me rezultatin 1: 0, ka thënë se në ndeshjen kundër Arsenalit e vlefshme për Premier Ligën do të pushojë disa nga lojtarët e tij.

Ndeshja e mbrëmshme në Vigo, për Unitedin ka qenë e dhjeta me radhë që nga data 1 prill.

Golashënuesi i vetëm i takimit të mbrëmshëm ishte Marcus Rashford, i cili me një gol nga gjuajtja e lirë në minutën e 67, u mundësoi “Djajve të Kuq” një epërsi të rëndësishme para ndeshjes së kthimit në Manchester.

Pas fitores së mbrëmshme, u bë akoma më e qartë se Liga Evropa është rruga më e sigurt për Unitedin që sezonin e ardhshëm të garojë në Ligën e Kampionëve.

“Lojtarët që kaluan shumë minuta në fushë nuk do të luajnë të dielën”, ishte i qartë Mourinho, njofton AA.

Në qoftë se do të luajnë në finalen e Liga Evropa, e caktuar për datën 24 maj në Stockholm, ndeshja do të jetë e 64-të në kalendarin e sezonit të sivjetmë të Unitedit.

Mourinho është jashtëzakonisht i ngarkuar me lëndime, kështu që trajneri portugez nuk mund të llogarisë Zlatan Ibrahimoviçin, Marcos Rojo, Phila Jones, Luke Shaw, ndërsa kësaj liste mbrëmë iu shtua edhe Ashley Young.

Nuk është dhe aq zi për Mourinhon pasi lajm të gëzuar paraqet rikuperimi i Juan Mata dhe Chris Smalling, kështu që do të mund të luajnë në ndeshjen kundër Arsenalit. Në prag të derbit i cili do të luhet të dielën në Emirates, Manchester United zë vendin e pestë me 65 pikë, ndërsa Arsenali një shkallë më poshtë me pesë pikë mbetje, por një ndeshje më pak.