Mourinho shkon në Zagreb për të blerë yllin e Interit

Mourinho shkon në Zagreb për të blerë yllin e Interit

Jose Mourinho ndodhte në Kroaci për të mbyllur blerjen e Ivan Perisic nga Inter, për 40 milionë euro. Trajneri i Manchester United ka udhëtuar drejt Zagrebit ku sot do të zhvillohet ndeshja mes Kroacisë dhe Ukrainës, e vlefshme për fazën kualifikuese të Rusi 2018.

Portugezi është i vendosur të “djegë” klubet rivale. Si Chelsea dhe Liverpool, në garën për të siguruar 28-vjeçarin e zikaltërve. Asi nën mëngë i Mou është Predrag Mijatovic, eksperti i transferimeve në Ballkan.

Ish-lojtari i kombëtares së Jugosll është bërë menaxher pas karrierës si lojtar dhe ka mbuluar gjithashtu detyrën e drejtorit sportiv te Real Madrid për tre vite deri në 2009-ën. Që nga ajo kohë Mijatovic ka punuar në prapaskenë në një numër të madh transfertash dhe flitet se është ai që po organizon transferimin e Perisic tek United.

Lojtari kroat mund të luajë si sulmues krahu, sulmues i dytë ose mesfushor sulmues dhe thuhet se është i vendosur të luajë me “Djajtë e Kuq”.

Kohët e fundit, Perisic ka ndërprerë marrëdhëniet me menaxherin e tij dhe mendohet se ndërmjetësit Pini Zahavi dhe Fali Ramadani po punojnë për realizimin e këtij operacioni.