Mourinho refuzon krahasimin me Spallettin: Jam interist

Mourinho refuzon krahasimin me Spallettin: Jam interist

Jose Mourinho shmangi krahasimet me Luciano Spallettin, por trajneri i Manchester Unitedit thotë se është një tifoz i Interi dhe dëshiron që ata të bëjnë mirë.

Nerazzurrët aktualisht janë në krye të Serie A dhe ende janë të pamposhtur.

Pas humbjes ndaj Manchester Cityt me rezultat 2-1 Special One u pyet për Sky Sport, nëse Spalletti mund të ndjekë hapat e tij.

“Luciano ka historinë e tij, unë e kam timen, por jam i lumtur që ata janë në vendin e parë”.

“Të dy kemi metodat tona të punës. Jam interesit dhe gjithmonë dua që ata të bëjnë mirë, edhe tani që jam larg”, ka thënë Mourinho.

Ndeshja e ardhshme e Interit është ndaj Udineses, ndërsa ajo e Man Utd kundër Bournemouthit.

Vlen të theksohet se Mourinho me Interin fitoi Tripeltën e famshme në vitin 2010.