Mourinho refuzoi ta zëvendësonte, arbitri i jep karton të kuq Valencias

Mourinho refuzoi ta zëvendësonte, arbitri i jep karton të kuq Valencias

Jose Mourinho ka zbuluar se Antonio Valencia doli me karton të kuq pasi ai refuzoi ofertën e arbitrit për ta zëvendësuar në fitoren e Manchester United ndaj Real Salt Lake.

Valenca u hakmor ndaj lojtarit të Real Sebastian Saucedo ndërhyrja e të cilit detyroi Juan Matan të dilte i dëmtuar dhe do të mungojë një javë pas kavilejes së fryrë ndërsa vetë Saucedo u largua nga stadiumi me paterica.

Valenca e rrëzoi në tokë me një ndërhyrje të tmerrshme dhe arbitri i MLS Allen Chapman i kërkoi Mourinhos ta zëvendësonte mbrojtësin e djathtë.

Edhe trajneri i Real i tha ta zëvendësonte në mënyrë që United të vazhdonte të luante me 11 lojtarë. Por portugezi refuzo.

“Arbitri më kërkoi ta zëvendësoja lojtarin por unë nuk pranova pasi nuk isha dakord për kartonin e kuq. Është faza përgatitore, të luanim me një lojtar më pak është një eksperiencë që do të na vlejë,” shprehet Mourinho pas ndeshjes, njofton telesport.