Mourinho nxjerr në shitje Mkhitaryan, zëvendësuesi i tij është Ozil

Mourinho nxjerr në shitje Mkhitaryan, zëvendësuesi i tij është Ozil

Edhe pse sezoni 2017-2018 nisi mjaft mirë për mesfushorin Henrikh Mkhitaryan loja e armenit pësoi një rënie drastike me kalimin e javëve, aq sa e ardhmja e tij te skuadra e Manchester United është në dyshim. Madje mediat britanike bëjnë me dije se ai do të largohet nga “djajtë e kuq” në merkaton e janarit, pasi edhe trajneri Jose Mourinho ka dhënë “OK”-in e tij për këtë transferim.

Image result for Mkhitaryan

Duket se trajneri portugez ka gjetur zëvendësuesin e tij dhe ai është mesfushori gjerman Mesut Ozil, kontrata e të cilit me Arsenal skadon në fund të këtij sezoni, shkruan telesport.

Ndaj “topçinjtë” janë gati ta lëshojnë në merkaton e janarit për të arkëtuar dhe të mos e humbasin në fund të vitit, pa asnjë qindarkë. Duket se United është gati t’i ofrojë një kontratë të majme fantazistit gjerman, për t’u transferuar në “Old Trafford”.