Mourinho ndihet keq për largimin e Allardyce

Mourinho ndihet keq për largimin e Allardyce

Jose Mourinho ka thënë se i vjen keq për Sam Allardyce, pasi që nuk është më trajner i Anglisë, mirëpo ka theksuar se kjo ngjarje nuk do të ndikojë në marrëdhënien e tyre.

“Më vjen shumë keq për të, por kjo ngjarje nuk do të ketë ndikim në marrëdhënien tonë. Ai është një njeri i mirë dhe kam pasur respekt për të më parë, dhe kjo nuk ka për të ndryshuar. Kjo është një çështje midis tij dhe FA-së. Nuk kam çfarë të them më shumë”, është shprehur Mourinho.

Allardyce u largua nga roli i tij si trajneri i Tre Luanëve nga Federata e Futbollit ditën e martë, pas filmimeve që dolën se ai mund të përfitonte disa të holla më shumë duke shtrembëruar rregullat, shkruan telesport.

Shkarkimi i Allardyce e bën trajnerin më jetëshkurtër në stolin e përfaqësueses angleze dhe FA tani ka filluar kërkimin për trajnerin e tretë brenda vitit./Insajderi.com