Mourinho jep lajmin e madh për Ibrahimoviçin

Mourinho jep lajmin e madh për Ibrahimoviçin

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka treguar se kur do të kthehet të luaj sulmuesi Zlatan Ibrahimoviç.

Jose Mourinho beson se Zlatan Ibrahimovic do të kthehet të luajë në vitin 2017, pasi tashmë e ka kaluar lëndimin.

Portugezi madje tha se suedezi është një luan, një luftëtar i vërtetë.

“Ibrahimoviç është një luan, një luftëtar. Mendoj se ky është përshkrimi më i mirë për të. Ai është i frustruar gjatë tërë kohës dhe kjo është arsyeja pse ai është shumë afër rikthimit”, tha Mourinho për Sky Sports.

“Ashtu siç kemi pritur, ai ka reduktuar kohën e kthimit dhe siç kemi thënë në javët e fundit, ai do të kthehet në vitin 2017”.

Ibrahimovic në fund të sezonit të kaluar kishte këputur ligamentin e gjurit në ndeshjen ndaj Anderlechtit në gjysmëfinale të Europa Leagues. /Express/