Mourinho: Interi po kërkon shuma të çmendura për lojtarë normal

Mourinho: Interi po kërkon shuma të çmendura për lojtarë normal

Jose Mourinho i ka dhënë një mesazh Inter-it nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. United dhe zikaltrit po zhvillojnë negociata për Ivan Perisic, por Mou ka bërë të qartë se klubi i tij nuk ka ndërmend të shpenzojë më shumë se duhet.

“Kam thënë se dua katër lojtarë dhe dy i kemi marrë (Lukaku dhe Lindelof). Por jam gati të kaloj nga katër në tre, sepse merkato është e vështirë dhe çdo klub mendon se merkato është ndryshe. Ne nuk jemi një klub i gatshëm për të blerë në pafundësi. Edhe me tre blerje do të kishim ekuilibrin e duhur për të qenë në garë për çdo objektiv”, ka thënë ish-trajneri i Inter.

“Çmimet nuk më befasojnë, e kam thënë se tashmë klubet kanë një fuqi ekonomike të tillë sa mund të refuzojnë edhe ofertat e rëndësishme. Ose paguhet shumë që kërkojnë, ose lojtari nuk merret. Mendoj se City donte të paguante 25 milionë sterlina për Ëalker, por në fund ka qenë i detyruar të pranojë kushtet e Tottenham (dyfishin), përndryshe nuk do ta kishte marrë lojtarin”, ka thënë Mourinho, shkruan Telesport.

Gjëja e çuditshme është se unë jam mësuar të paguaj shifra të mëdha për të lojtarë të mëdhenj. Por tani të gjithë po paguajnë shifra të mëdha për lojtarë të mirë. Dhe ka një ndryshim mes lojtarëve të mirë dhe atyre të mëdhenj. Tani po qarkullojnë shifra të çmendura për lojtarë normal”.