Mourinho flet rreth vendimit për të lënë Rooney-n në bankë rezervë

Jose Mourinho ka thënë se i beson plotësisht kapitenit të Manchester United, Wayne Rooney, pavarësisht se futbollisti anglez qëndroi në bankë rezervë në ndeshjen e së shtunes ndaj Leicester Cityt.

Mourinho flet rreth vendimit për të lënë Rooney-n në bankë rezervë

Trajneri portugez la kapitenin e ‘Djajve të Kuq’ në bankën rezervë për ndeshjen me Leicester Cityn, ku fituan me rezultat 4:1. Pas ndeshjes, Mou tha se i beson plotësisht 30 vjeçarit dhe se është i lumtur me të.

 

“Ai është lojtar shumë i rëndësishëm për mua, Manchester Unitedin dhe vendin e tij. Ai është i lumtur ashtu siç jam unë tani. Nuk kam çfarë të them tjetër, ai është njeriu im”, tha Mourinho.