Mourinho flet për të ardhmen e tij dhe i dërgon mesazh skuadrave angleze

Mourinho flet për të ardhmen e tij dhe i dërgon mesazh skuadrave angleze

Jose Mourinho ka folur për të ardhmen e tij te Manchester Unitedi, duke paralajmëruar ekipet angleze për Ligën e Kampionvëve.

Në një intervistë për Mirror, ‘Special One’ ka folur për të ardhmen e tij me Djajtë e Kuq, si dhe për Ligën e Kampionëve, shkruan Insajderi.

Tekniku portugez, i cili vazhdimisht është kritikuar për faktin se nuk i ka besuar talentëve të rinj, gjithnjë i ka mohuar këto akuza ndaj tij.

Ish-trajneri i Chelseat, Interit dhe Real Madridit, insiston se tradita e Manchester Unitedit për të zhvilluar talentët e saj, është në duar të sigurta.

Klubi ka pasur një lojtar të akademisë në ekipin e parë që nga viti 1937, dhe Mourinho si arritjen e tij mund të përmend emrin e Scott McTominay.

“Unë nuk du ta të jem ai i cili thyen traditën, dhe mendoj se trajneri i ardhshëm i Manchester Unitedit – nuk ka rëndësi se kur vjen ai – gjithashtu nuk duhet ta thyejë atë”, tha Mourinho.

“Tash është më e vështirë se sa që ishte në të kaluarën, por mendoj se është mirë. Mendoj se është një mënyrë e të mbajturit të një identiteti në një klub”, shtoi ai.

“Për ta vazhduar këtë identitet, do të thotë se duhet të sjellim lojtar nga akademia çdo sezon”, theksoi portugezi.

54-vjeçari nuk dëshiron të diskutojë të ardhmen e tij afatgjate, por vazhdon të përmend ‘trajnerin e ardhshëm’ të Manchester Unitedit.

“Unë nënshkruajta kontratë tre-vjeçare dhe kur e kam nënshkruar këtë kontratë, ishte bërë në mënyrë që të përmirësohet drejtimi i ekipit”, tha Mourinho.

“And obviously when we want to improve the direction of the football team, it means to try and win titles which we did already last season.

Mourinho më tej foli për garën për titull të Premierligës, si dhe atë të Ligës së Kampionëve.

Ai mendon se gara në Top 6 vështirë se ka qenë ndonjëherë më e fortë, por nuk beson se kjo do të rezultojë në sukses edhe në Evropë.

“Unë gjithmonë them se Liga e Kampionëve starton në shkurt, dhe në muajin shkurt, skuadrat angleze vijnë pas dhjetorit dhe janarit ku mund të kluajmë 20 ndeshje gjatë dy muajve, derisa ato angleze, franceze, spanjolle dhe italiane, që të gjitha kthehen nga pushimi”, tha Mourinho.

“Në shtetet tjera, diferenca mes top skuadrave dhe të tjerave është shumë e madhe, dhe jo vetëm në aspektin e talentit, por edhe atë të mentalitetit”, potencoi ai.

“Këtu [në Angli], ekipet më të vogla dëshirojnë të fitojnë, të garojnë, dhe kanë guximin të nxjerrin një rezultat”, përfundoi Mourinho. /Insajderi