Mourinho flet për “sherrin” me trajnerin e Chelsea-it

Mourinho flet për “sherrin” me trajnerin e Chelsea-it

Trajneri i Manchester United Jose Mourinho ka zbutur gjakrat për sa i përket “sherrit” midis tij dhe trajnerit të Chelsea, Antonio Conte.

Mourinho dhe Conte janë përfshirë në një luftë fjalësh pasi trajneri i United ka kritikuar trajnerët që qahen nga dëmtimet, një batutë të cilën italiani e mori sikur e kishte për të.

Por tekniku portugez ka thënë se komentet e tij nuk ishin drejtuar Conte-s.

“Nuk flas për të. Nuk e di pse ai flet për mua por nuk është problem, fajin e keni ju gazetarët që keqinterpretoni gjërat,” shprehet Mourinho.

“Ka trajnerë rreth e qark botës që e kanë si filozofi të flasin për dëmtimet, ata preferojnë të gjejnë justifikim te dëmtimet.

“Që prej sezonit të kaluar kemi pasur dëmtime të rënda dhe nuk jam ankuar asnjëherë. Unë qahem për kalendarin. Nuk e kuptoj pse nuk mund të luajmë të dielën pasi luajtëm të mërkurën.”