Mourinho fajëson Van Gaalin për tre humbjet radhazi

Mourinho fajëson Van Gaalin për tre humbjet radhazi

Trajneri kundërthënës i Manchester United, Jose Mourinho, ka fajësuar “trashëgiminë” e ish-trajnerit Louis Van Gaal për tre humbjet radhazi të pësuara nga “Djajtë e Kuq”.

Mediumi britanik Mirror raporton se Mourinho u ka thënë miqve të tij se lojtarët ende nuk janë gati të harrojnë taktikat e pararendësit të tij.

Mourinho erdhi në Old Trafford pasi që klubi nuk ka qenë i kënaqur me Van Gaal por edhe trajnerin Moyes.  Derisa tifozët kanë pritur se Mourinho mund të jetë zëvendësusi i duhur për trajnerin legjendar Alex Ferguson, humbjen radhazi nxitën alarm.

Vetë portugezi ka bërë deklarata publike duke fajësuar disa prej lotjarëve të tij, me theks të vecantë mbrojtësin Luke Shaw.

Ai po ashtu ka thënë se mesfushori më i shtrenjtë në botë, Paul Pogba, të cilin e transferoi me një shumë rekorde nga Juventus, duhet të harrojë çmimin por kualitetin ta tregojë në fushë./Insajderi.com