Mourinho fajëson futbollistët për humbjen

Trajneri portugez e ka pranuar se City ishin më të mirë se United, teksa një pjesë të fajit ia ka lënë edhe futbollistëve.

Mourinho fajëson futbollistët për humbjen

Jose Mourinhos nuk i ka pëlqyer aspak paraqitja e futbollistë të tij në derbin lokal ndaj Manchester Cityt.

Kjo pasi, ata e kanë zhgënjyer me paraqitje të dobët sot, teksa nuk harron pa e cekur se kundërshtari ishte më i mirë.

“Ky është futbolli. Ndonjëherë lojtarët zhgënjejnë menaxherët, nganjëherë ata na japin surpriza të mëdha”, ka deklaruar Mourinho pas ndeshjes.

“Ata ishin shumë më mirë se ne. Ne kemi filluar lojën keq. Në vazhdim loja ishte e nivelit normal”, përfundoi trajneri portugez. /Insajderi.com