Mourinho e ka prioritet transferimin e yllit të Real Madrid

Jose Mourinho duket se i ka vënë prioritetet e tij për tregun e transferimeve për muajin janar.

Mourinho e ka prioritet transferimin e yllit të Real Madrid

Ai e ka vendosur në krye të listës për transferime mesfushorin e Real Madrid, Isco-n. Mesfushori spanjoll nuk po ka shumë hapësira te Real Madrid pasi konkurenca atje është shumë e madhe.

Klauzola e lojtarit sillet rreth 25 milionë funta, shumë e cila për miliarderët e Manchester United nuk duket problematike.

Edhe lojtari pati deklaruar se dëshiron skuadër ku mund të aktivizohet, që të jetë aktiv edhe me Spanjën. /Insajderi.com