Mourinho: Dua të qëndroj 15 vjet te Manchester United

Mourinho: Dua të qëndroj 15 vjet te Manchester United

Jose Mourinho ka hapur “dritën jeshile” për të qëndruar për 15 sezone te skuadra e Manchester United, duke imituar ish-trajnerin legjendar të këtij klubi Sir Alex Ferguson.

Por nga ana tjetër, trajneri portugez ka pranuar se në futbollin e sotëm kjo gjë është shumë e vështirë që të ndodhë. Mourinho kërkon që të rikthejë stabiliten te skuadra e United, njësoj si në kohën e Ferguson, pas tri sezonesh të vështira nën drejtimin e David Moyes dhe Louis Van Gaal.

Sezonin e kaluar, trajneri 54-vjeçar fitoi Ligën e Europës, EFL Cup dhe Commynity Shield Cup, në sezonin e parë te “djajtë e kuq”, por këtë sezon synon të fitojë trofe më të mëdhenj, shkruan Telesport.

“Unë jam gati për ta bërë këtë hap të madh, për të qëndruar për 15 vitet e ardhshme si trajner i Manchester United. Pse jo, është diçka e bukur. Por duhet të pranoj se kjo është e vështirë, pasi sot puna e trajnerit ka shumë presion dhe ne duhet të fitojmë me çdo kusht”.

“Por realisht vetëm njëri mund të fitojë, çka e bën shumë të vështirë këtë qëndrim të gjatë”, u shpreh Jose Mourinho. “Njerëzit duhet të kuptojnë se puna ime shkon përtej futbollit. Në vizionin tim, puna e trajnerit nuk shihet vetëm në fushën  e lojës apo në rezultatin që arrin gjatë një ndeshje. Unë dua të krijoj stabilitet te skuadra dhe fitojmë trofe”, u shpreh Mourinho.