Mourinho-Conte, “luftë” për shërbimet e Alvaro Moratës

Mourinho-Conte, “luftë” për shërbimet e Alvaro Moratës

Alvaro Morata duket se do t’i thotë sërish lamtumirë Realit të Madridit. Sipas asaj që publikohet në median spanjolle, destinacioni i ardhshëm i sulmuesit duket se do të jetë Premier League, edhe pse në drejtim të tij ka shfaqur interes edhe Milani.

Në Angli, dy janë skuadrat që po e kërkojnë me ngulm Alvaro Moratën dhe bëhet fjalër për Manchester United dhe Chelsea.

Mourinho, i cili në sezonin 2010-2011 i dha mundësinë Moratës të bënte debutimin me fanellën e Realit të Madridit, do të kërkojë të përfitojë nga situata e vështirë që po përjeton lojtari, pas kthimit në Madrid nga Juventusi.

Hapësirat në skuadër nuk i janë krijiuar shpesh për shkak të pranisë së Ronaldos, Bale dhe Benzemasë dhe tani Mourinho e kërkon ta ketë sërish nën urdhrat e tij, për t’i dhënë rolin e protagonistit duke parë edhe dëmtimin e Ibrahimoviç, njofton tch.

Por edhe Antonio Conte e dëshiron Moratën në skuadrën e tij, gjë që të lë të kuptosh se do të ketë një betejë të vërtetë mes trajnerit italian dhe atij portugez. Conte do të kërkojë që të plotësojë vendin që Diego Costa pritet të lërë bosh, për shkak të transferimit të tij në kampionatin kinez, me afrimin e Alvaro Moratës.