Motot e ndryshuara me premtime të njejta – partitë politike në zgjedhjet lokale

Motot e ndryshuara me premtime të njejta – partitë politike në zgjedhjet lokale

Shumë parti politike krahasuar me zgjedhjet e lokale të vitit 2013 kanë ndryshuar motot e tyre e disa parti kanë të njëjtën moto.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2013 motoja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ishte “Me Zemër”, ndërsa tash ajo ka vendosur që të prezantohet me moton “Lidhja.”.

“Lidhja.”, “Forca e Ndryshimit”, “Me mendje e me Zemër për Komunën”, “Ndryshimi ka Filluar”, “Koha për Nismën”, janë motot që do partitë politike kanë përzgjedhur për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Mirëpo një vendim ndryshme nga partitë tjera dhe nga zgjedhjet e kaluara, lideri i kësaj partie, Isa Mustafa ka vendosur që mos të ketë postera.

“LDK heq dorë nga posterët në zgjedhjet lokale. Ky është vendim i Shtabit zgjedhor dhe i kryetarëve të degëve nga takimi i sotëm në Selinë e LDK-së”, kishte shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës, (PDK) nga “Rilindja” ka kaluar në “Forca e Ndryshimit”.

Gjatë zgjedhjeve të kaluara PDK e cila kishte ne krye presidentin aktual Hashim Thaçi kishte vendosur që të merrte vota me moton “Rilindja”.

E tash në zgjedhjet 2017 PDK e cila është në drejtim të krye kuvendarit Kadri Veseli ata kanë vendosur që kësaj gare t’i hyjnë  me “Forca e Ndryshimit”.

Për Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), e cila me votat e zgjedhjeve nacionale u bë partia me e madhe në vend në zgjedhjet lokale ka vendosur të garojë me moton “Me mendje e me Zemër për Komunën”.

Në zgjedhjet e vitit 2013 Vetëvendosje ka garuar me moton “Ta ndryshojmë së bashku Komunën”.

Ndërsa dy partitë tjera të cilat janë duke pretenduar të fitojnë kryeqytetin dhe komunat tjera janë Nisma për Kosovën dhe Aleanca Kosova e Re.

AKR ka vendosur që në mandatin e saj qeverisës të jetë “Në Shërbim”, ndërsa Nisma për Kosovën pretendon se është “Koha për Nismën”.

Miëpo paria e cila është në pushtet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK) në zgjedhjet e vitit 2013 synonte për më shumë, ajo ishte prezantuar me moton, “Sot komunën nesër Kosovën”.

Me këtë slogan ajo mbërriti në qeveri ndërsa tash ajo thotë se “Ndryshimi ka filluar”. /Insajderi.com