Vranësirat gjatë  pjesës së dytë të ditës d" />

Moti që është parashikuar për sot në Kosovë

Moti që është parashikuar për sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Vranësirat gjatë  pjesës së dytë të ditës do të zhvillohen në stade të ndryshme të troposferës, duke ndikuar edhe në prishjen e ekuilibrit barik dhe si pasojë e gjithë këtyre proceseve do të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas Institutit, temperaturat minimale kanë lëvizur ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksiamlet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi deri 7m/s.