Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i ndryshueshë" />

Moti për pesë ditët në vazhdim

Moti për pesë ditët në vazhdim

Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat në intervale të caktuara të kohës do të jenë në zhvillim, duke gjeneruar reshje lokale të intensitetit mesatar dhe vende-vende të intensitetit të lartë, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë në vlera të larta kryesisht në ditët kur qielli është i hapur. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi deri 11m/s.