Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë pesë ditëve të ardhshme vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-33 gradë Celsius.

Të martën do të ketë destabilizim të përkohshëm të motit, i cili mund të përcillet me reshje të karakterit lokal. Reshjet në disa vende mund të fillojnë edhe të hënën gjatë natës.

Më tej nga e mërkura sërish parashihet të ketë ngritje të temperaturave mbi vlerat e mesatareve. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 9m/s.