Moti në Kosovë gjatë vikendit

Moti në Kosovë gjatë vikendit

Gjatë vikendit në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell, ku temperaturat do të arrijnë deri në 29 gradë Celsius, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Situata meteorologjike vazhdon të mbetet e pandryshuar edhe për këto dy ditët e fundit të stinës së verës. Gjatë ditës parashihet të ketë vranësira, më të theksuara në pjesën e dytë të ditës, por nuk parashikohen reshje të çfarëdo forme. Temperaturat mbeten konstante  me ato të ditëve të fundit. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesishtnga verilindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.