Moti gjatë vikendit në Kosovë

04.11.2017 08:12
Moti gjatë vikendit në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit parashihet të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell.

Sipas IHK-së, në orët e hershme të ditës nëpër vise të ulëta do të ketë mjegull afatshkurtër si pasojë e ndryshimeve termike.

Sonte gjatë natës vende-vende pritet të ketë riga lokale të intensitetit të dobët të cilat do të jenë prezent në veriperëndim të vendit edhe nesër në orët e para. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri +3 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale të ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, thuhet në njoftim.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.