Temperaturat në Ballkan priten që të ndryshojnë dhe të arrin deri në -10 gradë celsius ku do të ketë edhe reshje të mëdha bore dhe erëra të forta.
Deri tash Kroacia, Bosnja e Hercegovina dhe Sllovenia janë mbuluar nga bora, ku në Kroaci trashësia e borës ka arritur nga 62 cm deri në 120 cm.
Bora nga mëngjesi o sotëm ka përfshirë edhe Slloveninë ku temperaturat janë ulur deri në – 10 gradë.
Reshjet kanë prekur edhe pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të Bosnjës, duke shkaktuar probleme në trafikun e automjeteve.