Mospajtime në Serbi para fillimit të dialogut për Kosovën

Mospajtime në Serbi para fillimit të dialogut për Kosovën

Nga fillimi i tetorit, në Serbi nis i ashtuquajturi dialog i brendshëm për Kosovën. Në dialog do të ftohen aktorët politikë, organizatat joqeveritare, kisha, Akademia serbe e Shkencës.

Gjykuar sipas deklarimeve të para, ka dallime ndërmjet pjesëmarrësve.

Edhe pse të ndara me kushtetutë, kishën serbe dhe shtetin serb i bashkon çështja e Kosovës e kjo është njëra vijë ndarëse e tyre tash e një kohë të gjatë, përcjell rts.

Vija e fundit ndarëse ka qenë kur patriarku ka thënë se beson se kryetari i Serbisë mendon sikur dhe kisha e populli lidhur me Kosovën, përcjell Koha.net. Nënkryetarja e Qeverisë serbe këtë e ka lexuar si përpjekje presioni ndaj shefit të shtetit para fillimit të dialogut.

“E Vuçiq e dëgjon edhe atë sikur mua … E vërteta është se kurrfarë presioni nuk po bëjmë kundër kryetarit Vuqiq dhe as që po mendojmë të bëjmë presion lidhur me çështjen e Kosovës. Kisha pret ftesën zyrtare për dialog, presim të shohim çfarë do të thonë ata,e pastaj ne do ta japim propozimin tonë. Nuk do të heshtim, ashtu siç nuk kemi heshtur kurrë për Kosovën”, ka thënë patriarku Irinej.

Milivoje Mihajloviq, drejtor i Radio Beogradit dhe korrespondent shumëvjeçar nga Kosova, thotë se kisha ka legjitimitet të flasë për Kosovën.

“Janë shumë larg njëri –tjetrit kisha e shteti. Në vitin 1999 shteti u dëbua nga Kosova, apo sipas disave ai e braktisi Kosovën, e kisha mbeti atje dhe ajo e ka legjitimitet të flasë për Kosovën. Shteti duhet të jetë më praktik”, thekson Mihajloviq.

Historiani Predrag Markoviq thotë se procedura duhet të jetë e saktë dhe institucionale, e jo që “një peshkop e një ministre të zihen kush është serb më i madh”.

Vijë ndarëse ka edhe ndërmjet qeverisë e opozitës marrë para sysh se dikush nga opozita nuk dëshiron të marrë pjesëtare në dialog, transmeton koha.net.

“Opozita dhe qeveria dallojnë pasi që opozita problemin e Kosovës e përdor gjithmonë për ta rrëzuar Qeverinë”, mendon Mihajloviq.

Qëndrim unik nuk ka as në Akademinë serbe të Shkencave.

“Nëse dialogu fillon me ndarjet tradhtar patriot, dialogu nuk ka kuptim”, ka thënë kryetari i ASHAK Vladimir Kostiq.