“Mos është nis në këmbë” – ironizimi i Bahtirit me vonesën e Kurtit

13.11.2017 20:46
“Mos është nis në këmbë” – ironizimi i Bahtirit me vonesën e Kurtit

Agim Bahtiri e ka pritur sot në Mitrovicë deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për nisjen e fushatës së balotazhit.

AKR-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë lidhur një koalicion për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, që mbahet të dielën e 19 nëntorit.

E para se të fillonin fushatën sot në Mitrovicë, Bahtirit “i doli punë” që të priste mbërritjen e Kurtit – i cili u vonua derisa mbërriti në Mitrovicë.

Për këtë vonesë të deputetit të VV-së pati një koment vet Bahtiri.

“Mos është nis me ardhë në këmbë poget”, tha kryetari aktual i Komunës së Mitrovicës, teksa priste mbërritjen e Kurtit në Mitrovicë.

Në fjalimet e tyre, në sallën e kulturës në Mitrovicë, Kurti e Bahtiri kërkuan votë për AKR-në e Vetëvendosjen në këtë komunë.