Morata është më efektiv se Benzema

Morata është më efektiv se Benzema

Krahasimi si golashënues mes Morata dhe Benzema pasqyron rëndësinë më të madhe të sulmuesit spanjoll në La Liga. I rikthyeri nga Juventusi ka realizuar 8 gola në 746 minuta (një gol për çdo 93 minuta, mesatarisht), të cilët kanë shërbyer për marrjen e 8 pikëve nga Real Madridi, sipas “Mister Chip”.

Futbollisti francez, ndërkohë, ka shënuar 5 gola në 1201 minuta (një gol për çdo 240 minuta, mesatarisht). Ai i ka dhënë ekipit të tij, të drejtuar nga Zidane, 3 pikë me këto gola.

Morata ka luajtur vetëm shtatë herë si titullar në La Liga, teksa ka shënuar në shtatë nga tetë ndeshjet e fundit në kampionat.

Mesatarja e finalizimit të tij tejkalohet vetëm nga Messi (20 gola në 1718 minuta, një gol për çdo 86 minuta, mesatarisht). Edhe sa u takon asisteve, sulmuesi francez nuk është i favorizuar. Ai ka dhënë tri asiste (Alavés, Granada dhe Osasuna).

Është e njëjta shifër, që paraqitet në statistika nga Morata (Osasuna, Betis dhe Leganés), por spanjolli ka luajtur 445 minuta më pak se Benzema.

Ky infografik i “Telesportl” tregon qartë efikasitetin e të dyve, si dhe evidenton se trajneri Zidane i ka hyrë në hak spanjollit, duke favorizuar patriotin e tij, edhe pse nuk është shpërblyer për këtë.