Montella konfirmon largimin e Baccas

Montella konfirmon largimin e Baccas

Sulmuesi Carlos Bacca do të largohet nga Milan në merkaton e verës pas një avenure dy-vjeçare me Djallin.

Kolumbian nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Vincenzo Montella dhe pas afrimeve të bujshme në repartin ofensiv 30-vjeçari nuk do të ketë më hapësirë në formacion startues.

Në përfundim të ndeshjes me Bayern Munich, e fituar 4-0 nga kuqezinjtë trajneri Montella sqaroi për mediat mos aktivizimin e ish-sulmuesit të Sevillia-s.

“Bacca nuk luajti sot, dhe nuk do të luajë as të enjten. Këtë e kemi bërë në harmoni me lojtarin dhe është e qartë se ky vendim është për shkak të transferimit të tij”.

Sipas mediave italiane 30-vjeçari ka vendosur të transferohet në kampionatin francez te Marseille.

Bacca shënoi një gol spektakolar kundër Dortmund-it në humbjen e Milanit (3-1) në kuadër të International Champions Cup, por aventura e tij me kuqezinjtë duket se u mbyll kundër gjermanve.

Ish-sulmuesi i Sevillia-s do ti bashkohet Marseille kundër një çek prej rreth 18 milionë euro, shuma minimale e pretenduar nga drejtuesit e Milan-it.

Në fillim të korrikut, “Gazzetta dello Sport” njoftoi një marrëveshje mes Marseille dhe kolumbianit. Ndoshta tani ka ardhur momenti që ky operacion të realizohet.