Monedhat dixhitale, nga një fenomen në një realitet

Monedhat dixhitale, nga një fenomen në një realitet

Të dielën e kaluar një mesazh i publikuar në 4Chan thoshte se Vitalik Buterin, themeluesi i monedhës dixhitale Ethereum, kishte vdekur në një aksident me makinë.

Lajmet se 23 vjeçari Rus kishte vdekur bëri që 20% e vlerës së Ethereum, e përkthyer në 4 miliard dollar, të zhdukej menjëherë.

Kjo shaka jo vetëm që tërhoqi vëmendjen e Ethereum, monedha e dytë më e madhe dixhitale në treg pas Bitcoin, por të mbarë industrisë.

Javën e kaluar CEO i Barclays, Ashok Vaswani, tha se kishte patur diskutime me autoritetet Britanike për lejimin e monedhave dixhitale.

“Kemi biseduar të bashku me disa kompani Fintech sesi mund të sjellim ekuivalentin e Bitcoin, jo medoemos Bitcoin, në treg,” shprehej Vaswani për CNBC.

“Kemi të bëjmë me një sektori të ri, një industri ku duhet të tregohemi të kujdesshëm,” vijoi Ai.

Komentet e ekzekutivit të një prej bankave më të mëdha në botë erdhën pasi disa banka qëndrore në Evropë dhe Azi konfirmuan përpjekjet e tyre për të zhvilluar një monedhë dixhitale krahas asaj tradicionale.

Raportohet se Banka Qëndrore Kineze ka realizuar testime, ndërsa ajo Daneze ka folur për një e-krona.

Më 19 Qershor, Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se bankat duhet të fillojnë investimet në monedha dixhitale: “Avancimet e shpejta në teknologjinë dixhitale po transformojnë peisazhin e shërbimeve financiare si dhe po krijojnë mundësi dhe sfida për konsumatorët, ofruesit e shërbimeve dhe rregullatorët.”

Në të njëjtën kohë IBM tha se kishte nënshkruar një marrëveshje me Konsorciumin e Zhinxhirit Dixhital Tregtar, një grup prej 7 bankash Evropiane ku përfshihen Deutsche Bank, HSBC, KBC, Natixis, Rabobank, Societe Generale dhe Unicredit, për të ndërtuar një platformë dixhitale tregtimi bazuar në IBM Cloud.

Andrew Levin, profesor Ekonomie pranë Dartmouth dhe bashkëautori i një studimi për monedhat dixhitale të bankave qëndrore tha për Guardian se koncepti i institucioneve private që krijojnë forma të reja pagesash nuk është diçka e re.

Ai thoshte se “nevoja kryesore e konsumatorëve është qasja e lehtë në një para me vlerë të qëndrueshme dhe pak e kushtueshme për tu përdorur. Besojmë se ka ardhur momenti që bankat qendrore të implementojë monedha dixhitale të cilat do të ishin falas për tu përdorur.”

Është një treg që pritet të shënojë “boom.” Që nga fillimi i vitit, bitcoin, monedha më e madhe dixhitale është trefishuar pothuajse në vlerë. Sipas disa parashikimeve pritet që vlera e monedhave kriptografike të arrijë në 5 trilion dollar brenda 2022.

Sot ekzistojnë plot 800 kriptomonedha të cilat në total vlejnë 96 miliard dollar. Një prej monedhave më të reja është Tezos mbështetur nga miliarderi Tim Draper.

Më 1 Korrik u hodhën në qarkullim 893,200 dollar monedha Tezos. Themeluesit e Tezos janë dy njerëz me njohuri në botën financiare. Kathleen dhe Arthur Breitman besojnë se ICO-ja e tyre, dalja në bursë e një monedhe dixhitale, do të ndërtojë një rrjet vetëqeverisës dhe komonuelth dixhital.

Arthur vjen nga Goldman Sachs ndërsa Kathleen nga fondi më i madh në botë i investimeve Bridgewater Associates.

“Blockchain është shumë inter-displinor. Duhet të keni njohuri në financa dhe ekonomi, por edhe teori lojërash, shkencë dhe rrjetëzim,” shprehen ata.

Sipas tyre kompleksiteti i blockchain është edhe arsyeja e skepticizmit të investitorëve. Ideja e të vendosurit të logjikës së biznesit në një rrjet të decentralizuar do ti ndihmojë njerëzit të bëjnë biznes me më me lehtësi.

Ripple XRP, monedha dixhitale pesë vjeçare sot është e lidhur me 75 banka përfshirë Bank of America dhe Royal Bank of Canada dhe është rritur me 40 herë këtë vit. Sipas CNBC ekzistojnë monedha Ripple me vlerë 100 miliard dollar sot në treg.

Shumë mësime do të jepen, shumë para do të humben përpara se shumë para të bëhen. Investitorët e monedhave dixhitale thonë se blockchain na mëson një gjë, “që skemi nevojë për zgjidhje të centralizuara për çdo gjë. Implikimet janë të mëdha. /PCWorld Albanian