Monaco çon në shtëpi Cityn e Guardiolas

15.03.2017 22:51
Monaco çon në shtëpi Cityn e Guardiolas

Monaco ka mundur Manchester City me rezultatin 3:1 duke kaluar kështu në fazën e çerekfinaleve të Champions League. Një tjetër ndeshje spektakolare midis këtyre dy skuadrave por këtë herë ata që qeshin ë fund të ndeshjes janë francezët pasi kaluan në avantazh të dyfishtë në pjesën e parë. Qytetarët ngushtojnë diferencën në mesin e pjesës së dytë por pak më pas Bakaya i jep golin e çerekfinales Monaco-s.

Kylian Mbappe ai që nga brenda zonës mposhti Willy Caballeron duke i rritur entuziazmin tifozëve vendas. Ndeshja është zjarrtë dhe Monaco nuk ndalet për asnjë moment teksa City nuk përmendet në asnjë moment me një pasivitet që mund t’i kushtojë kualifikimin.

Në minutën e 29’ Mendy fut një top të ulët në zonë që gjen mbrojtësin e djathtë të konvertuar në mesfushor qendror i cili me të djathtën godet bukur duke dyfishuar rezultatin.

Në minutën e 71’ Sterling godet nga e djathta një top që devijohet me vështirësi nga portieri i Monaco por topi shkon në këmbët e Sane i cili nuk e ka të vështirë ta shtyjë në rrjetë. Ky rezultat kualifikon City-n.

Por menjëherë pas golit të pësuar Monaco përmendet dhe arrin të rikthejë avantazhin e dy golave pas disa minutave. Pas një krosi të Lemar nga goditja standarde topi gjen kokën e Bakayoko i cili e gozhdon topin përtej portierit Caballero./Insajderi.com

https://www.youtube.com/watch?v=_FiuLqyBBl0