Momenti kur Policia i hyn në shtëpi dhe arreston hajnin e dyshuar në Suharekë

Momenti kur Policia i hyn në shtëpi dhe arreston hajnin e dyshuar në Suharekë

Policia e Kosovës ka bastisur disa shtëpi dhe ka arrestuar disa persona të dyshuar për vjedhje në Suharekë.

Aksioni i Policisë së Kosovës, në të cilin janë arrestuar të dyshuarit për vjedhje, është transmetuar në emisionin “Drejtësia në Kosovë”.

Hetuesi policor në nisje të aksionit ka sqaruar se personat janë të dyshuar për një varg vjedhjesh në qytet.

Lidhur me aksionin, Policia ka respektuar urdhrin e Gjykatës Themelore të Prizrenit, e cila ka lëshuar urdhër-arrest për të dyshuarit.