Momenti kur gazetari Agim Binaku ishte përlotur për sportin e Kosovës

Momenti kur gazetari Agim Binaku ishte përlotur për sportin e Kosovës

Gazetari sportiv Agim Binaku ka ndërruar sot jetë pas një sëmundjeje që pati. Ai tërë jetën i është përkushtuar gazetarisë sportive.

Një moment interesant ishte edhe ai i vitit 2016 kur anëtarësimi i Kosovës në UEFA kishte ngjallur emocion të madh tek të gjithë kosovarët, kurse emocion më të madh kishin përjetuar gazetarët të cilët kanë qenë prezent gjatë marrjes së këtij vendimi.

Këtë lajm e kishin publikuar të gjitha mediat ndërkombëtare të cilat kanë shfaqur fotografitë e tyre të përlotur nga emocioni në krye të lajmit për Kosovën.

Në fotografi shihen gazetari dhe fotoreporteri Blerim Uka si dhe redaktorët e sportit Arlind Grantolli e Agim Binaku.