Momenti kur Aretha Franklin bëri të qaj Barack Obamën

Momenti kur Aretha Franklin bëri të qaj Barack Obamën

Ishte momenti kur mbretëresha e soulit, bëri të qaj një president. Pas gjysmë shekulli pasi ajo dhuroi këngët e saj më të fuqishme në botë, Aretha Franklin, thirri të gjithë madhështinë e saj vokale kur këndoi në vitin 2015 pasi Barack Obama u zgjedh president.

Ishte 38 vjetori i Kennedy Center Honors Gala, kur Franklin hyri në skenë e veshur me një pallto të gjatë me lesh dhe duke mbajtur një çantë. Ajo u ul në piano dhe filloi të këndonte “You Make Me Feel Like dhe kjo bëri që Obama të fshinte një lot nga syri i tij së bashku me zonjën e parë. Kurse bashkëautorja e këngës Carole King, kërceu në këmbë duke u çuditur me thellësinë emocionale që të Aretha Franklinit, shkruan Insajderi.

Nj vit më vonë e pyetur nga revista “Vogue” për mbrëmjen e asaj Gala koncerti, ajo shprejgou për vokalin që e kishte arritur, ajo kishte thënë se “Do të duhej të dalim nga ajo pallto, unë e kam ndjerë atë”, kishte thënë Franklin.

Në shtator të njëjtit vit Franklin kishte kënduar në Filadelfia, ku këndoi “Nessun Dorma” këngë kjo me të cilën kishte kënduar edhe në ceremoninë e çmimeve Grammy. /Insajderi.com

Më posht mund të shihni pamjet kur Aretha Franklin bëri të qaj Barack Obamën: