Momenti i turpshëm i Botërorit – krejt liderët kanë ombrellë, vetëm presidentja kroate jo

Momenti i turpshëm i Botërorit – krejt liderët kanë ombrellë, vetëm presidentja kroate jo

Një moment i turpshëm për vendin organizator të Kampionatit Botëror të futbollit, Rusinë, ka ndodhur gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve dhe çmimeve në stadiumin “Luzhniki” të Moskës.

Teksa po binte shi në kryeqytetin rus, të gjithë personalitetet që po ndanin medaljet si presidenti rus Vladimir Putin, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe presidenti francez Emmanuel Macron qëndronin nën ombrellë. Për të gjithë këta liderë pati ombrella, por vetëm për presidenten e Kroacisë jo.

E vetmja presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç po qëndronte në shi, pasi askush nuk ia ofroi një ombrellë.

Kitaroviç e pa ndeshjen finale të Kupës së Botës mes Francës dhe Kroacisë në tribunë së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron dhe presidentin rus Vladimir Putin. /Insajderi.com