Momente paniku në aeroplan, pasagjeri sulmon ekuipazhin e kabinës

Momente paniku në aeroplan, pasagjeri sulmon ekuipazhin e kabinës

Mbi 144 pasagjerë kanë përjetuar momente tmerri, pasi një nga udhëtarët ka sulmuar pjesëtarët e ekuipazhin e kabinës.

Dëshmitarë okularë thanë se pasagjeri në fillimi nisi të bërtiste dhe më pas iu drejtua kabinës ku qëndrojnë anëtarët e ekuipazhit të aeroplanit.

Ky reagim ka ngjallur panik të të gjithë pasagjerët dhe tek piloti, pasi udhëtari mund të futej dhe në kabinën e tij.

Anëtarët e ekuipazhit morën menjëherë udhëtarin dhe nisën ta qetësonin, ndërsa piloti njoftoi për një ulje emergjente, transmeton tvklan.

Aeroplani me 144 pasagjerë në bord ishte duke shkuar nga San Francisco në Mexico City.