Molliqaj tregon pritshmërinë e VV-së në zgjedhjet lokale

Molliqaj tregon pritshmërinë e VV-së në zgjedhjet lokale

Deputeti i Vetëvendosjes Dardan Molliqaj, përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook ka thënë që Vetëvendosja do të udhëheq në më shumë se 10 komuna të Kosovës.

Ndërsa Vetëvendosja fushatën elektorale do ta hap në Prizren në ora 17.

“Nesër e hapim fushatën në Prizren. Të përgatitur e të gatshëm për fitore si asnjëherë më parë. Rezultati i 22 tetorit do të jetë tronditja e radhës për subjektet politike që kanë keqqeverisur në komunat e Kosovës për vite me radhë”.

“Lëvizja jonë me kandidatët e saj, do ta merr udhëheqjen në më shumë se 10 komuna, shumica prej tyre komunat më të mëdha të Kosovës. Një gjë është e sigurt: pas këtyre zgjedhjeve, ne do të qeverisim për më shumë se gjysmën e popullsisë së Kosovës”, ka shkruar Molliqaj.