Molliqaj thotë se Vetëvendosje do të fitojë në Gjilan

Molliqaj thotë se Vetëvendosje do të fitojë në Gjilan

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka thënë sot se VV-ja do të fitojë në zgjedhjet lokale në Gjilan, të cilat pritet të mbahen në fund të këtij viti.

Molliqaj, i cili mori pjesë në një tubim të Lëvizjes Vetëvendosje në qytetin e Gjilanit, ka thënë se sipas sondazheve dhe tubimeve në terren, Vetëvendosje do të fitojë në Gjilan.

“Po përgatitemi për fitoren e VETËVENDOSJE!-s në Gjilan. Sipas tubimeve tona në teren, anëtarësimeve të reja nga të gjitha subjektet dhe sondazheve të njëpasnjëshme, kjo fitore do të jetë e pashmangshme”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Disa ditë më parë, ky subjekt publikoi rezultatet e një sondazhi të përgatitur nga kompania “UBO-Consulting”, sipas të cilit ata dalin të parët në renditje. /Insajderi.com