Molliqaj thotë se u kërcënua pas publikimit të sondazhit

Molliqaj thotë se u kërcënua pas publikimit të sondazhit

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se pas publikimit të sondazhit që e nxori këtë parti si të parën, ai ka marrë kërcënim përmes rrjetit social facebook.

“Më 21 të këtij muaji e kam publiku një sondazh, dhe me datën 22, një ditë më vonë, unë e kam marrë një kërcënim në facebbok, të cilin fillimisht nuk e kemi marrë shumë seriozisht”, ka thënë Molliqaj.

“Në këtë mesazh, që përveçse është kërcënues, e tregon edhe mënyrën e kërcënimit që thotë se do të më lënë as të gjallë dhe as të vdekur, dhe do të më vendosin në karrocë”, ka shtuar ai.

Sipas tij, faqja në facebook “Republika e Kosovsë”, nga ka ardhur kërcënimi, është mbyllë. Ai ka thëën se rastin e ka paraqitur mbrëmë në orët e vona në polici./Insajderi.com